Lokalizim i faqeve të internetit dhe i dokumenteve

Lokalizimi i faqeve të internetit dhe i dokumenteve është proces i përshtatjes së përmbajtjes së një lokacioni ose tregu. Përkthimi është ndër elementet e procesit të lokalizimit. Krahas përkthimit, procesi i lokalizimit mund të përfshijë edhe:

  • Përshtatje të grafikës ndaj tregjeve të synuara;
  • Ndryshim të përmbajtjes që të përshtatet ndaj shijeve dhe zakoneve të konsumit të tregjeve të tjera;
  • Konvertim lokal (si për shembull valuta dhe njësi matëse);
  • Përdorim të formateve përkatëse lokale për data, adresa dhe numra të telefonit;
  • Përmbajtje ndaj rregulloreve lokale dhe kërkesave ligjore.

Qëllimi i lokalizimit është që t’i jep faqes suaj të internetit dhe dokumenteve një pamje dhe ndjenjë se janë të visualisation of two devices with localised informationkrijuara veçanërisht për tregun e synuar, pavarësisht nga gjuha e tyre, kultura ose vendndodhja.

Ndonjëherë përkthimi i drejtëpërdrejtë i dokumenteve nuk është i mjaftueshëm. Dallimet në kulturën dhe gjuhën munden ndjeshëm të ndikojnë në komunikimet e juaja të përkthyera, duke bërë dallimin midis fushatës së suksesshme ndërkombëtare të marketingut ose të projektit për të cilin është e nevojitur ndihmë më e madhe për të arritur sukses jashtë vendit.

Me përdorimin e linguistëve me përvojë, GSI kujdeset që “mesazhi” juaj të jetë i pranuar në mënyrën e vërtetë, pavarësisht vendin apo rajonin që është synuar.

Specialitetet tona

Si kompani britanike, specialiteti ynë është gjuha angleze. Mund të punojmë me materialin projektues drejtëpërdrejtë nga variante angleze jo-britaneze ose të kombinojmë lokalizim me përkthim nga gjuhë të tjera.

Me zyra në Shkup dhe Bukuresht, specialiteti ynë shtesë është lokalizimi për rajonin ballkanik, pavarësisht a bëhet fjalë për gjuhë shqipe, boshnjake, bullgare, kroate, greke, maqedonase, sërbe, rumune, hungareze, sllovene, turke, kurde ose gjuhë të tjera rajonale.

Ne ofrojmë edhe lokalizim të përkthimeve nga/në gjuhën tajlandeze përmes zyrës sonë në Bangkok.

Si mund të ndihmojmë?

Na kontaktoni që të bisedojmë për kërkesat tuaja për lokalizim dhe të zbulojmë se si mundemi të ju ndihmojmë.