GSI departamenti për desktop botim (DTP)

multilingual desktop publishingDepartamenti ynë DTP është i krijuar për të siguruar shërbime të specializuara në lidhje me desktop botimin shumëgjuhësor, tipografinë digjitale dhe dizajnin për biznes marketing, aplikacione inxhinerike dhe publikime teknike. Ekipi ynë ka më shumë se 10 vjetë përvojë praktike në sigurimin e DTP zgjidhjeve.

Të gjithë anëtarët e ekipit janë me kualifikime të larta për të punuar me DTP veglat. Ekipi ynë është shumëkombësh dhe i mbulon gjuhët evropiane (alfabetin latin dhe cirilik), arabe dhe aziatike. Ky spektër i shërbimeve gjuhësore na jep përparësi të rrallë, për dallim nga shumë agjencione të tjera të cilat ofrojnë DTP shërbime, që të kuptojmë ndërlikshmërinë e gjuhëve të cilat karakterizohen me mënyrën e shkrimit nga e djathta në të majtë. Kjo na mundëson që pa pengesë të krijojmë dokumente dykahëshe nga e djathta në të majtë të cilat janë të njëjta me burimet e juaja origjinale nga e majta në të djathtë.

Shërbimet tona DTP janë të cilësisë më të lartë. Ne ofrojmë DTP shërbime në formatet Mac dhe PC dhe i konvertojmë dokumentet në platforma të ndryshme.

Departamenti DTP i GSI Translations siguron shërbim cilësor për klientët

Softueri me të cilin punojmë:

GSI bashkëpunon me ekipin tuaj korporativ dhe kujdeset që formatimi i përgjithshëm të jetë si duhet, pavarësisht nga opsionet gjuhësore. Departamenti për DTP mbulon spektër të gjerë të aplikacioneve për desktop botim dhe programe përkatëse grafike, si dhe CAD softuer, përfshirë:

  • Adobe InDesign
  • QuarkXPress
  • Microsoft Publisher
  • CorelDRAW
  • Adobe Illustrator
  • Adobe Photoshop
  • Adobe FrameMaker
  • Adobe PageMaker
  • Quicksilver
  • Corel Ventura
  • AutoCAD

DTP dhe shërbimet e përkthimit

Ne konsiderojmë se shërbimet tona të DTP janë pjesë shtesë e shërbimeve tona të përkthimit afarist, çfarë na mundëson të ofrojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjithë klientët, në të gjitha fushat dhe në të gjitha gjuhët.