Audio dhe video transkriptim

audio-transcription-serviceAudio dhe video transkriptimi është proces i konvertimit të fjalës së regjistruar në dokumente të shkruara. Përdoret kur gjuha folëse duhet të transferohet në formë të shkruar ose elektronike. Me krijimin e një regjistrimi i cili mund të shfletohet, transkriptimi mundëson qasje momentale deri te informatat verbale në regjistrimet e juaja folëse. Rritja e shpejtë e audio dhe video produksionit si metoda të komunikimit solli deri te rritja e kërkesës për transkriptim me cilësi të lartë.

GSI Translations ofron transkriptime profesionale, shumëgjuhëse të përkthyera nga një numër të madh të materialeve burimore në formate të ndryshme.

Karakteristika të shërbimit të transkriptimit të GSI:

  • Sigurim të transkriptimit nga burime digjitale dhe analoge;
  • Transkriptim nga çfarëdo audio formati të cilin klientët munden të na dorëzojnë në mënyrë e cila u përshtatet më së miri;
  • Sigurim të regjistrimeve të burimit origjinal në format të cilin klienti e parapëlqen, në formë elektronike ose me shkrim;
  • Përgaditje të regjistrimeve të sakta të cilat i përmbushin edhe afatet më të rrepta;

Sigurim të regjistrimeve nga gjuha burimore origjinale në po aq gjuhë sa të jenë të nevojshme, në pajtueshmëri me standardet tona të larta dhe me shfrytëzim të teknikave tona për përkthime teknike dhe të lokalizuara.