GSI Translations punon me përkthyes me kualifikime të larta, profesionistë në fushën e tyre, për të ofruar përkthim GSI Business Translation Servicesafarist me cilësi.

Përparësitë tona kryesore:

Njohuri të shkëlqyer të gjuhës amtare dhe industrisë.

Ne me kujdes i zgjedhim të gjithë përkthyesit tanë sipas përvojës, në kombinim me njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës së tyre amtare. Përkthyesit tanë janë juristë, përmbarues ligjor, kontabilistë të diplomuar, konsultantë, këshilltarë, mjekë, farmacevtë dhe infermiere, si dhe shumë të tjerë.

Falë modelit tonë të biznesit, ne shpejt fitojmë reputacion si një kompani e cila siguron zgjidhje shumëgjuhëse me cilësi për partnerët tanë në fushën e së drejtës, financave, mjekësisë, farmacisë dhe lojërave të internetit.

Përse të zgjedhni GSI?

  •     Bazë të gjerë të të dhënave me mbi 5000 përkthyes the lektorë të kualifikuar dhe me përvojë;
  •     Të gjithë përkthyesit dhe lektorët tanë kanë së paku 5 vjetë përvojë në fushën përkatëse dhe janë të kualifikuar në fushën e tyre profesionale;
  •     Linguistët tanë përkthejnë vetëm në gjuhën e tyre amtare;
  •     Shërbime profesionale të përkthimit dhe lokalizimit në mbi 100 gjuhë;
  •     Menaxher të dedikuar të projektit i caktuar për secilin projekt.

Shërbime të përkthimit

Vallë përdorni “zhargonin juridik”? Përkthyesit tanë e përdorin!

Çdo industri ka karakteristikat dhe vetitë e veta të cilat nuk mund të atribuohen me përkthim fjalë për fjalë. Me angazhimin e përkthyesve të cilët janë profesionistë në fushën e tyre, mund të jeni të sigurt që terminologjia e juaj profesionale do të jetë e përkthyer me saktësi, me transferim të saktë të të dhënave dhe qëllimeve.

Disa fusha janë dukshëm më komplekse se të tjerat. Nga kjo arsye, përkthyesit tanë në fushën e së drejtës dhe mjekësisë/farmacisë duhet të kenë së paku pesë deri dhjetë vjet përvojë profesionale në fushat e tyre përkatëse, si dhe njohuri të shkëlqyer të gjuhës së tyre amtare për të mundur të përkthejnë literaturën tuaj, dokumentacionin dhe komunikimin me saktësi precize.

Me procesin tonë të kontrollit të cilësisë konfirmohet saktësia e çdo përkthimi. Gjatë procesit së shkallës së dytë të përkthimit, përkthyesit të cilët janë po aq të kualifikuar dhe profesionistë si dhe ata në procesin e shkallës së parë, e shyqrtojnë dhe e lektorojnë çdo pjesë të punës, me qëllim që të dorëzohet përkthim i saktë në çdo kohë.

Dëshironi më tepër informata?

Na kontaktoni online ose drejtëpërdrejtë përmes zyrave tona në Londër, Bukuresht, Shkup dhe Bangkok.