Përkthime nga fusha e së drejtës

GSI Translations e di që saktësia dhe hollësitë janë me rëndësi kryesore në përkthimet ligjore, ku përkthimet e dykuptimta ose interpretimi i keq i dokumenteve ligjore mund të shkaktojnë probleme të mëdha.

GSI punon vetëm me përkthyes të cilët janë të kualifikuar në fushën e së drejtës ose kanë së paku përvojë dhjetëvjeçare të punës në fushën e së drejtës.

Falë këtij kombinimi të përvojës dhe kualifikimeve, çdo përkthyes mund të bëjë përkthim që do të pasqyrojë terminologjinë, shprehjet dhe sintaksën zakonisht të përdorura në sektorin ligjor.

Saktësia është kyçe për përkthimet ligjore dhe përkthyesit tanë punojnë sipas standardeve të sakta, pa hapësirë për gabime ose dykuptimësi. Ne e kuptojmë rëndësinë e afateve të fundit të cilat kanë të bëjnë me seancat e caktuara gjyqësore dhe procedurat e përgjithshme gjyqësore dhe mund të sigurojmë një afat të shpejtë të dorëzimit të përkthimeve edhe krahas kompleksitetit të dokumenteve të caktuara.

Konfidencialiteti

Të gjithë linguistët, pavarësisht a janë të punësuar tek ne ose janë të pavarur, duhet të firmosin kontratë të konfidencialitetit që të jemi të sigurt se të gjitha përkthimet janë në përputhje me politikën tonë të rreptë të konfidencialitetit. Klientët kthehen tek GSI jo vetëm për shkak të saktësisë së përkthimit, por edhe për shkak të profesionalizmit dhe integritetit të procesit të përgjithshëm të menaxhimit me cilësinë e dokumenteve.

Ne ofrojmë shërbime përkthimi për gamë të gjerë të dokumenteve, përfshirë:

  • Rregullore dhe direktiva;
  • Marka tregtare;
  • Raporte gjyqësore;
  • Dokumente për procese gjyqësore;
  • Deklarata nën betim;
  • Tenderë;
  • Kushte;
  • Shfajësime ligjore;
  • Raporte për aksidente;
  • Kontrata dhe marrëveshje (siç janë kontratat aksionare, kontratat për konfidencialitet të të dhënave)

Hetues nga Mbretëria e Bashkuar

GSI Translations ka formuar ekip specialistësh nga hetues (njësi mjekoligjore), në të cilin linguistët tanë ligjor dhe të mjekësisë punojnë së bashku për të siguruar përkthim të saktë të dokumentacionit të huaj në lidhje me raste të shtetasve britanik jashtë vendit.

Ekip për përkthime ligjore

Ekipin tonë të përhershëm dhe të pavarur e përbëjnë përkthyes ligjor të kualifikuar dhe me përvojë të cilët kanë së paku 5 vjet përvojë në këto fusha. Shumë prej tyre kanë përvojë të drejtëpërdrejtë të punës si avokatë, nëpunës gjyqësor, sekretarë ligjorë ose zyrtarë policor.

Shpesh punojmë në projekte shumë të gjera të cilat nënkuptojnë bashkëpunim midis përkthyesve tanë financiar dhe ligjor. Çdo ekip i yni i kualifikuar në fushën e vet dhe të gjuhëve dorëzon përkthime të sakta të përshtatshme me nevojat e juaja individuale.

Gjuhë

Ne ofrojmë më shumë se 100 kombinime gjuhësore nga katër zyrat tona në Londër, Shkup, Bukuresht dhe Bangkok. Të gjithë përkthyesit tanë punojnë në gjuhën e tyre amtare për t’u siguruar kuptim të tërësishëm të nuancave dhe dialekteve të çdo gjuhe.

Në vitin 2015, GSI Translations konkludoi një kontratë prestigjioze 4 vjeçare me Drejtorinë e Përgjithshme për përkthime të BE-së në Luksemburg, për përkthime ligjore nga gjuha frënge në gjuhën angleze.