Ekipi ynë i përkthyesve në fushën e financave dhe kontabilitetit siguron përkthim të dokumenteve dhe raporteve financiare në vijim:

• Raporte financiare;
• Faqe të internetit për shërbime financiare;
• Polisa të sigurimit;
• Dëme;
• Plane afariste;
• Raporte financiare;
• Dokumente kontabiliteti dhe tatimore;
• Dokumente bankare (për investime, bankim ndërkombëtar, produkte dhe shërbime, etj.)
• Kodi i sjelljes
• Raportë të hollësishme për punën e kompanive të cilat bashkohen ose ndërrmeren (M&A Due Diligence)
• Komunikata ndërkombëtare – njoftime për publikun
• Prospekte për bono dhe fletëaksione
• Fund Fact Sheets (shqyrtim të fondit)
• Raporte nga kuvendet e aksionarëve
• Dokumente me informata për investuesit kryesor
• Kërkesa për oferta
• Trajnime të punonjësve për funksionimin ligjor të kompanisë

Përmes përkthyesve tanë të cilët janë me kualifikime të larta për përkthim në mbi 100 gjuhë, sigurojmë përkthim të shpejtë dhe të saktë të shërbimit financiar që ju nevojitet.

Si mund t’ju ndihmojmë?

Kërkoni falas një ofertë për përkthim, e cila do të shqyrtohet dhe dërgohet brenda katër orëve të punës.

Profesionistë për përkthime financiare

Fusha jonë e specializuar për përkthime janë bankimi dhe financat. Së bashku me ekipet tona të përkthyesve në fushën e mjekësisë, drejtësisë dhe lojërave të internetit, ne ofrojmë zgjidhje veçanërisht të përshtatura në dhe jashtë fushave, me çfarë e plotësojmë profesionizmin tonë për përkthime financiare.

Ne ofrojmë numër të madh të kombinimeve gjuhësore dhe mbulojmë gamë të gjerë të fushave financiare, si sigurimi, bankimi dhe tregjet financiare.

Ekip i përkthyesve financiar

Përkthyesit tanë dhe bashkëpunëtorët e jashtëm janë përkthyes të kualifikuar dhe me përvojë në fushën e financave, me së paku 5 vite përvojë në këto fusha, ndërsa shumica e tyre kanë përvojë të drejtëpërdrejtë të punës si kontabilistë, auditorë, nëpunës bankar, administrator të falimentimit dhe këshilltar financiar.
Përvoja jonë e dëshmuar profesionale nuk nënkupton që ne vetëm bëjmë përkthimin e fjalëve, por e kuptojmë dhe me saktësi e transferojmë terminologjinë karakteristike financiare me njohuri dhe përvojë të lokalizuar – dhe si rezultat i kësaj ne sigurojmë përkthim financiar me cilësi të lartë.

Konfidencialitet

Të gjithë linguistët tanë, bashkëpunëtorët e brendshëm dhe të jashtëm, firmosin kontratë të konfidencialitetit me qëllim që të gjitha përkthimet të jenë në përputhje me politikën tonë të rreptë të konfidencialitetit.

Kontrolli i cilësisë

Klientët kthehen tek GSI jo vetëm për shkak të saktësisë dhe zellit të përkthyesve tanë, por edhe për shkak të profesionalizmit dhe integritetit të tërë procesit të menaxhimit cilësor me dokumente duke i faleminderuar procesit tonë të kontrollit të cilësisë.

A jeni të interesuar?

Nëse ju duhet përkthim i një raporti financiar ose dokumentacion tjetër kontabilist ose afarist, na kontaktoni ose kërkoni ofertë.