Trados dhe CAT vegla të tjera

Ajo me çfarë dallohet GSI Translations nga shumë kompani të tjera të përkthimit është teknologjia udhëheqëse të cilën e përdorim për përkthim të saktë dhe preciz. Të gjthë menaxherët e projekteve të GSI janë të certifikuar për nivel të avancuar të përdorimit të Trados 2015 dhe kanë përvojë me vegla të tjera kompjuteristike të përkthimit (CAT).

 

Si MË ndihmojnë si klient TRADOS dhe CAT veglat tjera?

TradosÇfarë në të vërtetë është TRADOS? Është një softuer i sofistikuar për përkthim dhe është një “standard” në fushën e CAT veglave të përkthimit. Programi krijon memorie përkthimesh të teksteve të përkthyera pasi që ato të jenë të krijuara nga një ose më shumë përkthyes. Këto memorie më vonë mund të riprodhojnë fjalë dhe fjali për t’u siguruar qëndrueshmëria e tyre. Memoriet mund të ruhen dhe organizohen sipas një pale gjuhësore dhe të sigurojnë informata për kohën e caktuar kur është krijuar, e pastaj edhe e rregulluar njësia përkthyese (“segment”), si dhe për përdoruesit që janë përgjegjës për krijimin/rregullimin.

Trados ju ofron dy përfitime kryesore klientëve: 

Së pari, teksti mundet me precizitet të analizohet që me saktësi të vlerësohet se sa punë do të nevojitet për përkthimit e së njëjtit.

E dyta, që është më me rëndësi nga pikëpamja e cilësisë, është që të sigurohet uniformitet në terminologjinë, që është njëra ndër vetitë kryesore të përkthimit profesional. Ashtu siç e cekëm më parë, fjalitë të cilat përsëriten në dokumentin burimor çdoherë do të jenë të përkthyera në të njëjtën mënyrë. Poashtu, Trados ka edhe funksionin “Concordance” i cili u mundëson përkthyesëve të kërkojnë fjalë në të gjitha përkthimet e mëparshme në skedarin aktual burimor dhe në të gjitha përkthimet e tjera të mëparshme, që paraqet mënyrë efikase për të siguruar qëndrueshmëri.

CAT vegla të tjera të cilat i përdor GSI janë:wordfast_new_final memoQ-Logo