Procesi ynë i kontrollit të cilësisë na mundëson që të sigurojmë përkthim të shpejtë, profesional dhe të saktë,ndërsa menaxherët tanë të përkushtuar të projekteve e ndjekin çdo hap të procesit të përkthimit.

Pavarësisht nga sektori afarist ose madhësia e projektit, çdo klienti ne i sigurojmë:

  • Përkthim të saktë me njohuri të tërësishme, të kualifikuar dhe profesionale nga fusha përkatëse.
  • Personel të përkushtuar për menaxhim të projekteve me qëllim që të sigurohet saktësia e përkthimit dhe dorëzim në kohë ose i parakohshëm i projektit.

Menaxher i përkushtuar i projektit

Nga momenti kur do kontaktoni me GSI Translations do të ju caktohet menaxher projekti. Ai/ajo do të kujdeset për porosinë tuaj që nga fillimi e deri në dorëzimin përfundimtar të përkthimit. Menaxheri i projektit do të analizojë dokumentin që duhet përkthyer dhe do të ju lajmërojë për çmimin dhe afatin e dorëzimit të projektit. Menjëherë pasi që marrim konfirmim me shkrim nga ju, porosia do të futet në bazën tonë të të dhënave dhe do të përpunohet nga ekipi i GSI Translations që është caktuar për këtë projekt.

Menaxhim i vazhdueshëm i projektit

Menjëherë pasi të marrim porosinë tuaj të konfirmuar, menaxheri i projektit do të fillojë të kërkojë një përkthyes për projektin.

Do të kërkohet një përkthyes i cili do të bëjë përkthimin në gjuhën e tij amtare dhe i cili ka mbi 5 vjet përvojë në fushën e kërkuar. Krahas kësaj, menaxheri i projektit do të ndjek procesin e përgjithshëm, me qëllim që përkthimi të përmbush standardet më të larta dhe të jetë i dorëzuar në afatin e kërkuar kohor.

Menaxhimi me cilësi

Menjëherë pasi të përkthehet dokumenti, përkthimi vazhdon tek lektor profesionist në sektorin e lektorimit. Nëse është e nevojshme, dokumenti më pas dërgohet në DTP departamentin tonë për t’u bërë dizajni; pasi të kalojë të gjitha këto faza, dokumenti i kthehet menaxherit të projektit për miratim përfundimtar.

Dorëzimi përfundimtar

Menaxheri i projektit e pranon materialin e tërësishëm dhe bën kontrollin përfundimtar. Nëse gjithçka është në rregull, jë dërgon përkthimin e përfunduar. Pasi të kontrolloni dokumentet dhe konfirmoni se jeni të kënaqur me përkthimin, dokumentacioni ynë i projektit mbyllet dhe fatura juaj do të përgaditet dhe lëshohet.