GSI Translations është kompani britanike. Ne sigurojmë përkthime profesionale në fushën e së drejtës, financave, lojërave të internetit, mjekësisë dhe farmacisë

GSI Translations është kompani britanike për përkthime me seli në Londër dhe tre zyra rajonale në Bukuresht, Shkup dhe Bangkok.

Ne ofrojmë përkthime profesionale dhe me cilësi në fushën e së drejtës, financave, lojërave të internetit, mjekësisë dhe farmacisë.

Edhe krahas dallimeve të shumta në lidhje me produktet dhe shërbimet, ajo çfarë është e përbashkët për të gjitha këto fusha është nevoja për përkthim profesional nga përkthyes profesionistë të cilët janë të kualifikuar dhe me përvojë në fushën e tyre.

GSI Translations punon me përkthyes të kualifikuar dhe profesionistë nga e tërë bota. Me kujdes të madh i zgjedhim të gjithë përkthyesit në bazë të përvojës së tyre të tanishme ose të mëparshme në fushën përkatëse (jurist, kontabilistë të diplomuar, konsulentë, këshilltarë, mjekë, farmacistë dhe infermiere), si dhe në bazë të njohjes së shkëlqyer të gjuhës së tyre amtare.

Ne mund të ofrojmë shërbim të përshtatur për klientin, shërbim i cili i merr parasysh kërkesat e klientit. Pavarësisht nga madhësia e punës, ne jemi krenar me punën që bëjmë dhe çdoherë ofrojmë produkte me standardet më të larta.

Falë këtij modeli të biznesit, ne shpejt arrisim një reputacion të shkëlqyer si kompani e cila siguron zgjidhje shumëgjuhëse me cilësi për partnerët tanë në sektorët ligjorë, financiarë dhe farmaceutikë.

Për kontakt të drejtëpëdrejtë me një këshilltar ose konsulent tonë për përkthime, kërkoni një ofertë ne faqen tonë të internetit ose lajmërohuni në zyrën tonë më të afërt. Kompania jonë ka zyra në:

Londër, Mbretëria e Bashkuar
Shkup, Maqedoni
Bukuresht, Rumani
Bangkok, Tajland

Ndryshe nga kompanitë tjera për përkthime, ne kujdesemi personalisht për çdo kërkesë tuajën, që plotësisht të kuptojmë specifikat e mundshme dhe të dorëzojmë përkthimin më të mirë në çdo kohë. Do të jetë kënaqësi për ne që të bisedojmë me ju dhe të shqyrtojmë kërkesat e juaja në tërësi.