Për ekipin tonë për përkthime mjekësore

Klientët nga industria e mjekësisë dhe farmaceutike mbështeten në profesionalizmin e GSI Translations për të menaxhuar përkthimet e tyre mjekësore dhe farmaceutike, edhe kur bëhet fjalë për përkthimet më komplekse dhe më me hollësira.

Të gjithë përkthyesit tanë mjekësor dhe farmaceutik duhet të kenë së paku 10 vjet përvojë pune në këtë sektor dhe t’i mbulojnë të gjitha degët e mjekësisë, përfshirë biokiminë, bioteknologjinë, kiminë, farmakologjinë dhe toskikologjinë. Si rezultat i kësaj, ekipet tona të përbëra nga përkthyes të përhershëm dhe të pavarur garantojnë njohuri të tërësishme të terminologjisë dhe fjalorit të mjekësisë, që është kyçe për t’u siguruar përkthime të sakta dhe precize. Këto aftësi dhe profesionalizëm mundësojnë dorëzim të përkthimit të saktë që nga vetë fillimi, kur kalohet nëpër kontrolle rigoroze të cilësisë, përfshirë edhe përkthime në drejtim të kundërt, me kërkesë të klientëve tanë.

Ne ofrojmë përkthim, lokalizim dhe menaxhment të projekteve për të gjitha materialet e juaja mjekësore dhe farmaceutike, përfshirë:

  • Udhëzime për përdorimin e barnave;
  • Udhëzime për përdorimin e pajisjes mjekësore;
  • Broshura informative për pacientët;
  • Material marketingu për projektet e reja;
  • Hulumtime dhe studime klinike;
  • Artikuj/raporte/revista mjekësore;
  • Faqe të internetit nga fusha e mjekësisë.

Konfidencialitet

Të gjithë linguistët tanë, të përhershëm dhe të pavarur, duhet të firmosin marrëveshje konfidencialiteti që të jemi të sigurtë se do të respektojnë politikën tonë të rreptë të konfidencialitetit. Klientët përsëri kthehen në GSI jo vetëm për shkak të saktësisë së përkthimit, por edhe për shkak të profesionalizmit dhe integritetit të procesit të tërësishëm të menaxhimit me cilësinë e dokumenteve.

Hetuesit nga Mbretëria e Bashkuar

GSI Translations ka formuar një ekip profesional të hetuesve (Departamenti i Mjekësisë Ligjore) ku linguistët tanë ligjor dhe mjekësor bëjnë bashkëpunim të ngushtë me qëllim që të sigurojnë përkthim të saktë të dokumentacionit të huaj në lidhje me raste të vdekjes të shtetasve britanik në vendet e huaja.

Ekipi përkthyes mjekësor dhe farmaceutik

Ekipi ynë i përhershëm dhe i pavarur përbëhet nga përkthyes mjekësor të kualifikuar dhe me përvojë me së paku 10 vjetë përvojë në këto fusha, ndërsa shumë prej tyre kanë përvojë të drejtëpërdrejtë pune si mjekë, laborantë, kirurgë, administrues mjekësor dhe personel spitali.

Për të mësuar më tepër për shërbimet tona të përkthimit mjekësor ose për të kërkuar ofertë, ju lutemi na kontaktoni.