Vorbești română?

PËRKTHIME NGA DHE NË GJUHËN RUMUNE

Ekipi ynë i dëshmuar nga Rumania para së gjithash punën në fushat e së drejtës, farmacisë dhe lojërave të internetit. Ne jemi krenar për reputacionin tonë si linguistë profesionistë në këto dhe fusha të tjera.


Përkthyesit tanë

Ne punësojmë profesionistë rreptësisht të kontrolluar për fusha të caktuara, me përvojë të dëshmuar në fushën specifike. Ekipet tona të dedikuara në fushën e së drejtës, mjekësisë, financave dhe lojërave të internetit e zotërojnë jo vetëm gjuhën rumune, por edhe zhargonin që është karakteristik për fushë të caktuar i cili kërkon interpretim të nuancuar dhe të lokalizuar, jashtë kufijve të përkthimit të drejtëpërdrejtë.

Ne përkthejmë gjuhën rumune në dhe nga 100 gjuhë të ndryshme – edhe pse kombinimi ynë më përfaqësuar gjuhësor është rumunisht-anglisht dhe anasjelltas.


Përkthime në fushën e së drejtës nga dhe në gjuhën rumune

Profesionistët tanë ligjor përkthejnë dokumentacion afarist dhe ligjor në dhe nga gjuha angleze.

Nga ekipi ynë për shërbime afariste më shpesh kërkohen përkthime të dokumenteve të nevojshme për themelimin e kompanive rumune, posaçërisht për themelimin e SRL (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar). Përkthejmë dokumentacion për statute të kompanive, deklarata nën betim dhe firmosje të aksionarëve inidividual, si dhe dokumente për regjistrimin e kompanive të huaja dhe regjistrime fiskale.

Poashtu, kemi përvojë në përkthimin e dokumentacionit në vijim të nevojshëm për:

  • “Filiala”, themelimi i një filiale.
  • “Sucursala”, themelimi i një dege, përfshirë përkthim të dokumenteve të huaja të kontabilitetit në gjuhën rumune. “Reprezentanta”, themelim i përfaqësisë.
  • Dhe shumë lloje të tjera të dokumenteve ligjore komerciale.

Ekipi ynë i përkthyesve tanë të përhershëm dhe të pavarur mund të ju ndihmojë me:

  • Përkthim të dokumentacionit të nevojshëm për shitje të pronës
  • Përkthime të noterizuara të apostileve dhe çertifikatave të martesave
  • Përkthime të noterizuara të dokumenteve të udhëtimit
  • Dhe shumë dokumente të tjera qytetarësh për regjistrim

Shërbime shtesë

Ne sigurojmë:

  • Përkthime të dokumenteve rumune
  • Transkriptim të dokumentacionit video dhe audio
  • Lokalizim të materialit të përkthyer për t’u siguruar interpretim i nuancuar
  • Korrigjim të dokumenteve të përkthyera nga dhe në gjuhën rumune si dhe gjuhë tjetër

Ne çdoherë arrijmë rezultate të shkëlqyeshme. Për përkrahje të klientëve tanë afarist ne ofrojmë edhe desktop botime (DTP), karikim digjital të shkronjave dhe redaktimin e çdo materiali të përkthyer para shtypjes së tij.

Zyra jonë në Bukuresht

Në zyrën tonë në Bukuresht, GSI Translations ka ekip të fortë të folësve vendas të gjuhës rumune. Për arsye se zotërojnë edhe shumë gjuhë të tjera, konsiderojmë se vendndodhja jonë qendrore në kryeqytetin e Rumanisë na jep përparësi para konkurresve, duke na mundësuar që të punësojmë profesionistët më të mirë dhe të përqëndrohemi në ekspertizën tonë sekondare në fushat e mjekësisë, së drejtës dhe lojërave të internetit.

Mund të kontaktoni me ekipin tonë rumun drejtëpërdrejtë në zyrën tonë në Bukuresht:

GSI Translations
Str. Buzesti, nr.50-52, etaj 11, modul 77,
District 1, 011015
Bucharest, Romania
Tel.: +40 37 378 1837
Fax: +40 21 302 11 30

Ose paraqituni në zyrën tonë kryesore në Londër.

Ekipi ynë profesional ju qëndron në dispozicion për çdo kërkesë tuajën.