FLISNI KINEZISHT?

cnlargePërkthimi nga/në gjuhën kineze shpejt bëhet njëra ndër kombinimet më të rëndësishme gjuhësore në nivel botëror Përdoret si gjuhë amtare më shumë se çdo gjuhë tjetër. Është gjuha e dytë më e përdorur në internet, dhe në masë të madhe përdoret edhe në biznesin ndërkombëtar.

GSI Translations ka ekip të madh të profesionistëve kinez nga fusha të ndryshme, që na mundëson të ofrojmë gamë të gjerë të shërbimeve. Në këtë treg konkurrues ne jemi në gjendje të garantojmë se shërbimi do të jetë i zbatuar nga përkthyes të kualifikuar dhe me përvojë sipas standardit të cilin jeni duke e kërkuar.

Variantet e gjuhës kineze, folësit vendas zakonisht i përshkruajnë si dialekte të gjuhës së vetme kineze, mirëpo linguistët konsiderojnë se ato janë të ndryshme sikur të paraqesin një grup të posaçëm gjuhësor. Llojllojshmëria e brendshme e gjuhës kineze krahasohet me atë të gjuhëve romane, mirëpo ndoshta është edhe më e theksuar. Ka rreth 7-13 grupe kryesore rajonale të gjuhës kineze (varësisht prej skemës së klasifikimit), nga të cilët bindshëm më së shumti përdoret gjuha mandarine (rreth 960 milionë), e ndjekur nga ju (80 milionë), jue (60 milionë) dhe min (70 milionë). Shumica e këtyre grupeve janë të pakuptueshme njëra me tjetrën, edhe pse disa, si ksiang dhe disa dialekte mandarine jugperëndimore ndajnë termine të përbashkëta dhe deri në një shkallë të caktuar janë të kuptueshme njëra me tjetrën. Të gjitha variantet e gjuhës kineze janë tonale dhe analitike.

Përkthyesit dhe lektorët e GSI i kombinojnë aftësitë e shkëlqyeshme gjuhësore të tyre me profesionalizmin në fushën përkatëse, që na mundëson t’i plotësojmë kërkesat për përkthim nga/në gjuhë kineze në projekte në fushën e financave, drejtësisë, mjekësisë, farmacisë dhe lojërave të internetit. Puna i caktohet përkthyesit me kualifikime më të larta me qëllim që në vazhdimësi të sigurohen rezultate me cilësi të lartë. Kemi profesionistë të cilët përkthejnë në dialekte të ndryshme të gjuhës kineze, si dhe në të dy sistemet me shkrim, më të thjesht dhe tradicional.

Ekipi ynë profesional kinez i përkthimit ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja.