هل تتكلم العربية؟

Lindja e Afërt është shpesh e pranishme në skenën botërore, në biznesin ose politikën, që e bën përkthimin nga/në gjuhën arabe një aftësi gjuhësore shumë të kërkuar.

Përkthyesit tanë me kualifikime të larta janë folës vendas të gjuhës arabe të cilët kombinojnë aftësitë e tyre gjuhësore me përvojën profesionale në fushën e së drejtës, financave dhe kontabilitetit, mjekësisë dhe shkencave të jetës. Ne konsiderojmë se kjo përparësi na mundëson që të dorëzojmë përkthimet më të mira dhe më të sakta nga/në gjuhën arabe në çdo fushë.

Përkthim ligjor nga/në gjuhën arabe

Ekipi ynë ligjor e kupton ndërlikshmërinë e gjuhës arabe dhe të terminologjisë ligjore, që na mundëson të sigurojmë përkthime të sakta të dokumenteve ligjore dhe materialit të tjetër. Të gjithë përkthyesit ligjor të cilët punojnë për ne kanë së paku 10 vjet përvojë pune në atë fushë.

Financa dhe kontabiliteti arabik

Përkthyesit tanë financiar janë me kualifikime të larta dhe me përvojë në përkthim të çfaërdo lloji të dokumenteve financiare, përfshirë sigurimin, bankimin, bursat dhe kontabilitetin korporativ.

Përkthim të dokumenteve mjekësore nga/në gjuhën arabe

Ekipi ynë për mjekësi dhe shkencave të jetës përfshin folës të gjuhës arabe me së paku 10 vjet përvojë pune në këtë fushë. Në kombinim me njohjen e shkëlqyer të gjuhës amtare, kjo na mundëson që të sigurojmë përkthime të sakta të dokumenteve mjekësore nga/në gjuhën arabe.

Audio dhe video transkriptim nga/në gjuhën arabe

Krahas gjuhës standarde moderne arabe, përkthyesit tanë arabik e zotërojnë edhe gjuhën e përditshme arabe dhe të shumtën e dialekteve rajonale. Ne mund të transkriptojmë dhe përkthejmë gjuhën e folur arabe nga audio dhe video regjistrime  nga e tërë zona folëse arabe.

Ekipi ynë profesional i përkthimit nga/në gjuhën arabe ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja.