Përkthim profesional nga dhe në gjuhën spanjolle

Përkthyesit tanë profesionistë përqëndrohen në katër sektorë kryesor afaristë: i së drejtës, financave, mjekësisë dhe të lojërave të internetit.

Ky nivel i profesionalizmit nënkupton që ne jemi veçanërisht të kualifikuar për përkthime ligjore nga dhe në gjuhën spanjolle, si dhe për përkthime të dokumentacionit financiar dhe përkthime mjekësore dhe farmaceutike.


Spanish Translation

Përkthime të dokmenteve ligjore nga dhe në gjuhën spanjolle

Përkthyesit tanë profesional ligjor kanë përvojë dhe kualifikime të dëshmuara në fushën e së drejtës. Shërbimet tona për përkthim afarist përfshijnë përkthim të dokumenteve për krijimin e kompanisë të cilat janë të nevojshme për t’u krijuar shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sociedad limitada laboral) ose ndërmarrje publike me përgjegjësi të kufizar (sociedad anonima), përkthime të raporteve vjetore, liçencave komunale etj.

Kryesisht, ne u ndihmojmë organizatave korporative dhe jo-korporative me interesa ndërkombëtare, mirëpo mundemi të ndihmojmë edhe me përkthime individuale dhe private, për shembull të dokumenteve për pronësi dhe patundshmëri, regjistrime civile dhe vërtetime, si dhe dokumente të nevojshme për lejëqëndrim dhe leje pune.

Përkthime financiare nga dhe në gjuhën spanjolle

Ne poashtu angazhojmë përkthyes me përvojë për financa dhe kontabilitet të cilët shpesh i ndihmojnë ose bashkëpunojnë me ekipin tonë për përkthime ligjore. Me njohuri të tërërishme të terminologjisë spanjolle të kontabilitetit, përkthyesit tanë sigurojnë përkthime të sakta dhe precize të të gjitha dokumenteve financiare, përfshirë llogaritë vjetore, dokumente të aksionarëve, etj.

Përkthime mjekësore nga dhe në gjuhën spanjolle

Ekipi ynë përkthyes i mjekësisë e mbulon mjekësinë, farmacinë dhe shkencat e jetës. Me njohurinë tonë profesionale dhe me përvojë, ne përkthejmë tekste spanjolle mjekësore sipas standardeve më të larta.

Poashtu kemi ekip profesional të hetuesve (Njësia mjekoligjore), me të cilin linguistët tanë ligjor dhe të mjekësisë ngushtë bashkëpunojnë për t’u siguruar përkthim i saktë dhe preciz i dokumentacionit të huaj në lidhje me raste të vdekjes të shtetasve britanik jashtë vendit.

Përkthim të faqeve të internetit nga dhe në gjuhën spanjolle

Përveç përkthimeve të dokumenteve nga dhe në gjuhën spanjolle, ne poashtu ofrojmë përkthim profesional dhe me cilësi të faqeve të internetit, nga meta tags deri te përmbajtja kryesore. Ekipi ynë i përkthyesve nga gjuha spanjolle posedon kompetencë të lartë teknike dhe çdoherë dorëzon përkthime të shpejta dhe të sakta.

Shërbime shtesë të përkthimit

Ne poashtu ofrojmë edhe transkriptim të dokumenteve spanjolle audio dhe video, lektorim të gjuhës spanjolle dhe një varg të shërbimeve të tjera shtesë afariste, si dizajn dhe përgaditje e dokumenteve, me qëllim që të sigurohet rezultati më profesional i mundshëm i cili do të plotëson nevojata e juaja.

Ekipi ynë i përkthyesve profesionistë nga dhe në gjuhën spanjolle ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja. Gjëja e vetme që duhet të bëni është të kërkoni ofertë!