Krahas përkthimeve nga dhe në gjuhën maqedonase, zyra jonë në Shkup është e specializuar për përkthim nga dhe të një gamë të gjerë të gjuhëve ballkanase, përfshirë gjuhën shqipe, boshnjake, bullgare, kroate, malazeze, rumune, sërbe, sllovene dhe turke.


North Macedonian Translation

Për përkrahje të sektorit tonë të biznesit i cili përqëndrohet në fushën e së drejtës, financave dhe mjekësisë, përkthyesit tanë profesional janë juristë, profesorë, kontabilistë, mjekë dhe mësues me kualifikime të larta, nën udhëheqësinë e menaxherëve të dedikuar të projekteve të cilët sigurojnë dorëzim në kohë të përkthimit tuaj sipas standardeve më të larta.

Përkthime për themelim të kompanive maqedonase

Përkthyesit tanë ligjor dhe financiar përkthejnë çfarëdo lloji të dokumenteve dhe materialeve, përfshirë edhe ato që janë të nevojshme për themelim të kompanisë në Maqedoni, si për shembull:

  • Shoqëri publike tregtare – ЈТД (ShPT)
  • Shoqëri komandite – КД (ShK)
  • Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar – ДОО (ShPK)
  • Shoqëri aksionare – АД (ShA)
  • Shoqëri komandite me fletëaksione – КДА (ShKA)

Mund të ndihmojmë me përkthim të kontratave dhe marrëveshjeve, dokumente të noterizuara dhe çfarëdo lloji tjetër të materialeve ligjore dhe financiare për të cilat keni nevojë që të themeloni dhe udhëhiqni një kompani në Maqedoni.

Poashtu përkthejmë dokumente ligjore të nevojshme në rast të likudimit ose mbylljes së një kompanie.

Përkthim të dokumenteve maqedonase financiare dhe ligjore

Ekipi ynë ballkanik për Financa është i specializuar për përkthim të dokumenteve financiare dhe të kontabilitetit në nivel afarist dhe në nivel të ndërmarrjeve, nga dhe në të gjitha gjuhët rajonale. Megjithëse zakonisht i plotësojmë kërkesat për përkthime ligjore më të gjera, ne poashtu përkthejmë edhe dokumente dhe raporte individuale siç janë raporte vjetore të pagave të paguara dhe kontributet e punonjësve, si dhe raporte të auditimit.

Përkthim të dokumenteve maqedonase mjekësore dhe farmaceutike

Përkthyesit tanë mjekësor përkthejnë dokumente maqedonase në fushën e farmacisë, shkencave të jetës dhe mjekësisë me saktësi precize. Ne angazhojmë vetëm përkthyes me përvojë dhe me kualifikime të larta me së paku 10 vjet përvojë pune në sektorin e mjekësisë. Ne i mbulojmë të gjitha degët e mjekësisë, përfshirë biokiminë, bioteknologjinë, kiminë, farmakologjinë dhe toskikologjinë.

 

Zyra jonë në Shkup

GSI Translations ka ekip të fortë të folësve vendas të gjuhës maqedonase në zyrën tonë në Shkup.

Kontaktoni drejtëpërdrejtë me ekipin maqedonas të përkthimit:

GSI Translations – Скопје

ул. Македонија бр. 33/2-4,
Скопје-Центар, 1000,
Република Македонија
Теl: +389 (0) 2 311 7033

Ose paraqituni në selinë tonë në Londër.

Përkthyesit tanë profesionistë maqedonas ju qëndrojnë në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja.