Parli italiano?

Gjuha italiane është një ndër gjuhët kryesore me të cilat punon GSI Translations, veçanërisht në fushën e së drejtës dhe financave. GSI translations kujdeset që ekipi ynë për përkthim nga dhe në gjuhën italiane të jetë rreptësisht selektiv në aspektin e përkthyesve të cilët i përdor dhe të cilëve gjuha italiane u është gjuhë amtare dhe i kuptojnë të gjitha nuancat e gjuhës.


Përkthim nga dhe në gjuhën italiane

Përkthime ligjore

GSI angazhon folës vendas të gjuhës italiane me njohuri profesionale, të tërësishme dhe përvojë në fushën e së drejtës. Ne ofrojmë përkthime të sakta ligjore nga dhe në gjuhën italiane. Sigurojmë përkthim të përkryer të të gjitha dokumenteve, nga procedura korporative gjyqësore deri në themelim të kompanive italiane.

Financa dhe kontabilitet italian

Ekipi ynë për përkthime financiare përfshin folës vendas të gjuhës italiane, me njohuri profesionale të kontabilitetit dhe financave italiane. Zakonisht marrim kërkesa për përkthim të raporteve italiane financiare dhe raporte të kompanive, mirëpo shpesh kemi edhe kërkesa për përkthim të dokumenteve italiane për sigurim, prospekte për fletëobligacione dhe fletëaksione dhe raporte të kuvendeve të aksionarëve.

Gjuha italiane

Gjuha italiane është gjuhë e rëndësishme evropiane, një ndër gjuhët zyrtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe një ndër gjuhët e punës së Këshillit të Evropës. Gjuha italiane lshtë gjuha e tretë në Bashkimin Evropian sipas numrit të folësve të cilët e përdorin si gjuhë të parë, me 65 milion folës vendas të gjuhës (13% e popullsisë së BE-së), ndërsa 14 milion banorë të BE-së (3%) e përdorin si gjuhë të dytë. Përfshirë edhe folësit e gjuhës italiane në vendet që nuk janë pjesë e BE-së (si Zvicra dhe Shqipëria) dhe në kontinente tjera, numri i përgjithshëm i folësve është rreth 85 milionë. https://en.wikipedia.org/wiki/Italian_language

Kur ju duhet përkthim nga gjuha italiane në gjuhën angleze dhe anasjelltas, ku cilësia dhe besueshmëria janë me rëndësinë më të madhe, mund të mbështeteni tek ne. Traduzioni italiane di qualità!

Ekipi ynë profesional nga dhe në gjuhën italiane ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave të juaja.