E vendosur në qendër të qytetit, zyra jonë në Shkup ofron kombinime të ndryshme gjuhësore të gjuhës angleze, Map of the Balkan Language Regionsshqipe, boshnjake, bullgare, kroate, maqedonase, malazeze, rumune, sërbe, sllovene dhe turke.

Përkthyesit tanë profesional janë me kualifikime të larta në fushët e tyre dhe përfshijnë juristë, profesorë, kontabilistë, mjekë dhe mësues.

Përkthim profesional afarist

Ekipi ynë i përkthyesve të përhershëm dhe të pavarur ka përvojë të madhe në të gjitha kombinimet gjuhësore ballkanike, dhe udhëheqet nga menaxherë të projekteve të cilët administrojnë me projekte të mëdha në kohë dhe në kuadër të buxhetit.

Zyra jnë ballkanike në Shkup, sikurse zyrat tona të tjera, i përdor të njëjtat procese të kontrollit të cilësisë dhe siguron cilësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha fazat dhe fushat.

Përkthim ligjor

Përkthyesit tanë ligjor kanë njohuri profesionale të legjislacionit rajonal dhe gjatë përkthimit të dokumenteve ligjore e transferojnë njohurinë e tyre profesionale për t’u siguruar pajtueshmëri ligjore dhe mirëkuptim nga përdoruesi i fundit.

Nga ne më shpesh kërkohet përkthim nga/në gjuhën angleze të dokumenteve për themelimin e kompanive ballkanike, që ju ndihmon klientëve të plotësojnë rregulloret lokale.

Ne poashtu sigurojmë përkthime të kërkesave për patentë, shitje të pronave, kontrata për punësim dhe biznes plane.

Përkthim mjekësor, klinik dhe farmaceutik

Të gjithë përkthyesit tanë mjekësor kanë së paku 10 vjet përvojë pune në fushën e tyre dhe e kombinojnë atë me njohurinë e tyre profesionale të gjuhës përkatëse ballkanase për t’u siguruar përkthim profesional i pyetësorëve mjekësor, udhëzimeve të përdorimit, udhëzime të barnave, raporte laboratorike, etj.

Së bashku me ekipin tonë ligjor, ne jemi veçanërisht të trajnuar për përkthim të patentëve mjekësor për tregun ballkanik.

Dokumente financiare në gjuhët ballkanike

Ekipi ynë për financa ballkanike posedon profesionalizëm për përkthim të dokumenteve financiare dhe të kontabilitetit të kompanive, nga dhe në të gjitha gjuhët rajonale. Edhe pse ne zakonisht punojmë në përkthime ligjore me madhësi më të madhe, ne poashtu bëjmë përkthimin edhe të dokumenteve dhe raporteve individuale siç janë deklaratat tatimore dhe raportet e auditimit.