Вы говорите по-русски?

Përkthim nga/në gjuhën ruse

Prezenca e vazhdueshme e Rusisë në skenën botërore dhe mundësitë për biznes të cilat ekzistojnë në tregjet ruse vazhdojnë të krijojnë kërkesë të madhe të shërbimeve profesionale të përkthimit rus.

Si dhe shumë gjuhë të tjera të cilat nuk e përdorin alfabetin latin, gjuhët dhe dialektet ruse paraqesin sfidë të madhe, megjithatë komunikimi i saktë është me rëndësi jetësore për ndërtimin e lidhjeve të forta afariste. Ekipi rus i GSI Translations siguron urë të komunikimit midis palëve të cilat duan të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.


Russian Translation

GSI Translations përdor vetëm përkthyes me njohuri të shkëlqyer të gjuhës ruse dhe angleze. Klientëve ju sigurojmë përkthim gjyqësor, informata për përkthyesin, madje edhe noterizim të përkthimit.

Përkthim i dokumenteve ligjore ruse

Përkthyesit tanë ligjor kanë së paku përvojë dhjetëvjeçare pune në fushën e së drejtës dhe e kombinojnë këtë peofesionalizëm me gjuhën amtare për të siguruar përkthim të saktë të dokumenteve ligjore dhe materialeve shtesë. Më tepër për përkthyesit tanë ligjor.

Raporte financiare dhe dokumente ruse

Shpesh si përkrahje ose si pjesë e një projekti të përkthimit, ekipi ynë financiar është profesional në fushën e kontabilitetit dhe financave dhe kujdeset që çdoherë të fitoni përkthim të saktë financiar nga dhe në gjuhën ruse. Mësoni më shumë për shërbimet tona për përkthim financiar.

Gjuha ruse

Gjeografisht gjuha më e përhapur në Euroazi dhe më e përdorura prej gjuhëve sllave. Poashtu është gjuhë amtare e numrit më të madh të njerëzve në Evropë, me 144 milionë folës vendas në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi. Gjuha ruse është gjuha e tetë më e përdorura në botë sipas numrit të folësve vendas dhe e shtata sipas numrit të përgjithshëm të folësve. Gjuha ruse është njëra ndër gjashtë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara.

Si mund të ju ndihmojmë?

Ekipi ynë për përkthim nga/në gjuhën ruse ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja. Na kontaktoni drejtëpërdrejtë në zyrat tona në Londër, Shkup ose Bukuresht, ose kërkoni ofertë online.