Você fala Português?

PËRKTHIM NGA/NË GJUHËN PORTUGEZE

portGjuha portugeze flitet në nëntë vende të ndryshme në mbarë botën, me çfarë hapet dera për komunikim dhe biznes në Evropë, Afrikë dhe Amerikë të Jugut. Me pothuajse një të katërt miliardë njerëz në mbarë botën të cilët e flasin këtë gjuhë, kompanitë të cilat duan të zgjerohen në tregje të reja, veçanërisht në tregun e shquar brazilian, përfitojnë nga shërbimet tona të përkthimit portugez.

Ka dallime të qarta midis gjuhës portugeze evropiane dhe braziliane të cilat i vë re vetëm një folës profesionist i gjuhës. Prandaj, GSI Translations përdor vetëm përkthyes të cilët posedojnë profesionalizëm që në plotësi t’i kuptojnë dallimet dhe nuancat e dy variantave gjuhësore.

Gjuha portugeze (português ose në tërësi língua portuguesa) është gjuhë romane dhe gjuha e vetme zyrtare në Angollë, Brazil, Kepi i Gjelbërt, Guinea-Bisau, Mozambik dhe Sao Tome dhe Principe. Poashtu ka edhe statusin e një ndër gjuhët zyrtare në Timorin Lindor, Guinea Ekuatoriale dhe Makao. Si rezultat i zgjerimit gjatë kohës së kolonializmit, prezenca kulturore e folësve të gjuhës portugeze dhe të gjuhës portugeze kreole, mund të gjendet edhe në Goa, Daman dhe Diu në Indi, në Batikalloa në bregun lindor të Srhi lankës, në ishullin indonezian Flores dhe në Malaka të Malezisë.

Ekipi ynë i përkthimit nga/në gjuhën portugeze ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja.